Bota

Droni ukrainas qëllon një helikopter rus mbi Detin e Zi

31 Dhjetor 2024, 14:00| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 14:03

  • Share

Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka njoftuar se një nga dronët e saj detarë ka rrëzuar një objektiv ajror për herë të parë në histori.

Mediat shkruajnë se Ushtarët e njësisë speciale "Gur" të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës e kryen sulmin ndaj helikopterit rus me ndihmën e një droni detar “Magura V5” të pajisur me armë raketash.

Magura është një dron i zhvilluar në Ukrainë vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të inteligjencës, një helikopter rus Mi-8 u shkatërrua në Detin e Zi, duke përdorur raketa “SeeDragon”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?