Droni zbulon parcelën me kanabis, e kishte kultivuar mbi shtëpi, 28 vjeçari kapet mat duke vaditur 1050 fidanë (VIDEO)

8 Qershor, 13:26| Përditesimi: 8 Qershor, 15:33

  • Share

Mirditë - Një sasi prej 1050 bimë dhe fidanë kanabis sativa u asgjësuan në kuadër të operacionit të koduar “Klosi”. Parcela me kanabis u zbulua nga droni ndërsa në pranga ra Aleks Frroku, 28 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Klos dhe specialisti i pyjeve për zonën Fan, për shpërdorim detyre.

I riu banues në fshatin Klos, Njësia Administrative Fan, Bashkia Mirdita, 'dyshohet se në hapësirën e pyllit mbi banesën e tij, kishte kultivuar në 3 parcela të ndryshme, 1050 bimë dhe fidanë kanabis. Gjatë operacionit, ky shtetas u kap në njërën nga parcelat duke u kujdesur për bimët narkotike' informoi sot policia.

Ai u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërsa për Sh. M., me detyrë specialist pyjesh në zonën Fan dhe K. M., me detyrë kryeplak i fshatit Klos dyshohen se nuk kanë kryer detyrat e tyre funksionale, në zonën që mbulonin.

Në një reagim ministri i Brendshëm Taulant Balla theksoi se autoritetet e pushtetit lokal duhet të bëjnë detyrën.

“Duhet të përmbushin detyrimet ligjore, të gjithë aktorët që i ngarkon ligji kryepleqtë e fshatrave, inspektorët pyjorë, pushteti vendor, duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit” thuhet në reagimin e ministrit Balla. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?