Kronikë

Dëshmitari për REPORT TV: Dy djemtë ishin duke biseduar në trotuar kur i shtypi makina

26 Gusht 2018, 22:23| Përditesimi: 26 Gusht 2018, 22:25

  • Share

Një banor i fshatit Arapaj në një lidhje telefonike për Report Tv nga vendi i ngjarjes pas aksidentit u shpreh se kjo është ngjarja e tretë që ndodh brenda dy muajve, ndërsa shkak është mungesa e ndriçimit. Ai tha se dy kushërinjtë ishin duke biseduar në trotuar kur janë përplasur nga makina.

Ishin në trotuar duke biseduar, erdhi makina dhe i përplasi. Viktimat i njoh, janë kushërinj të parë. Ky është i treti aksident brenda dy muajve. Rruga nuk ka as ndriçim, as viza, as bordura dhe asgjë.

Banori i fshatit Arapaj

 


Lajmi kryesor:

Aksident në Fier, makina me shpejtësi mbi trotuar, përplas për vdekje dy kushërinjtë (EMRAT+VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?