Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj

VIP & Spektakël

"Dua hundën time", këngëtarja shqiptare shfaqet e penduar për operacionet plastike

17 Korrik 2018, 08:07| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 08:23

  • Share

Ju e shikoni sot nga ekrani dhe aludoni shpeshherë se çfarë operacionesh plastike ka bërë këngëtarja shqiptare. Albërie Hadërgjonaj e ka pranuar që ka bërë ndërhyrje në hundë, por mesa duket është penduar. E ftuar në emisionin Rudina, ajo u shpreh se Zoti nuk na i ka falur kot tiparet. 

‘Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë’- ka thënë Albëria. Më tej këngëtarja shqiptare foli edhe për këngën e saj më të re, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme, dhe punën e re në Amerikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?