Dua Lipa

VIP & Spektakël

Dua Lipa arrin një tjetër sukses, albumi i saj thyen rekord dëgjimesh në 'Spotify'

29 Shtator 2022, 22:45| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 22:47

  • Share

Ylli botëror i muzikës Dua Lipa nuk ndal së korruri suksese. Dua është futur në historinë e ‘Spotify’ pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams”.

Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.

Lajmin e ka dhënë vetë artistja duke ndarë një postim në Instagram ku shkruhet: “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams” në Spotify.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?