Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa sot feston ditëlindjen e saj të 28-të dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urime të pafundme nga fansat e saj të shumtë, miq dhe familjarë.
E lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, këngëtarja me origjinë shqiptare ka mbushur plot 28 vite jetë.
Me këtë rast artistja ka marrë urime të shumta, por dedikimin më të veçantë ia bënë prindërit e saj, Dukagjini dhe Anesa Lipa.
Babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili gjithashtu është menaxher i saj në shumicën e gjërave ka postuar fotografi me yllin teksa shkruan: Urime ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua’.
Ndërsa mamaja e saj, e cila ka ndarë disa foto të Duas ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar vajzën e saj të suksesshme.
“Gëzuar ditëlindjen Dua! Jeta jote është një aventurë e mrekullueshme dhe ti je e bukur brenda dhe jashtë! Dije se të dua pafund!”, ka shkruar Anesa Lipa.
Dua sot është njëra ndër artistet më të dëgjuara në botë duke bërë krenarë gjithë shqiptarët.