Dua Lipa

VIP & Spektakël

Dua Lipa flet për Kosovën në emisionin e famshëm amerikan

19 Dhjetor 2019, 15:22| Përditesimi: 19 Dhjetor 2019, 15:27

  • Share

Dua Lipa ka folur plot krenari për vendlindjen e saj në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Në një bisedë me Jimmy Fallon në emisionin e tij shumë të shikuar në Amerikë ata kanë folur për shtetin tonë dhe festivalin që u organizua në Koosvë bashkë me Miley Cyrus dhe për koncertin që do të realizojë.

E pyetur nga Fallon se cili ishte artisti i parë i famshëm që e ka ndjekur në një koncert, ajo e pranoi se në atë kohë po jetonte në Kosovë dhe aty nuk vinin shumë artistë të njohur botëror.

Sipas saj Kosova e pëlqentë shumë  muzikën hip-hop, kur ajo ishte 13 vjeç dhe ajo shkoi të ndiqte Method Man në koncert, anëtarin e grupit ‘ËuTang Clan’.

Më pas ishte radha për koncertin e 50 Cent dhe Dua i tregoi se si është bërë fansja më e madhe e tij.

Fallon është befasuar që në një moshë aq të re ka përmendur këta artistë.

Dua tregoi se ajo tashmë ka filluar që me festivalin e organizuar nga ajo në Kosovë, ‘SunnyHill’, të i japë mundësinë të rinjve nga Kosova që të ndjekin artistët e tyre të preferuar ‘live’ në koncerte, pasi mundësitë e saj ishin vërtetë shumë të limituara.

Dua Lipa dhe Jimmy Fallon

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?