Dua Lipa po i tregon miliona ndjekësve në rrjetet sociale origjinën e saj, duke promovuar bukuritë e Shqipërisë, përmes fotove dhe videove. Prej ditësh po pushon në jug të Shqipërisë, bashkë me familjen dhe partnerin e saj Anwar Hadid. Duket se artistja po i shijon momentet në bregdetin jonian, teksa nuk kanë munguar as vizitat në vendet historike, si Kalaja e Krujës dhe Parku Kombëtar i Butrintit.
Bukuria e Rivierës Shqiptare dhe aventurat e Duas kanë tërhequr vëmendjen e tabloidit britanik, Daily Mail, ku shkruan për origjinën e artistes dhe Shqipërinë. Në një video të postuar në Instagram, ndërsa ia merr valles nën ritmet e këngëve popullore, Dua thotë se kjo është mënyra si i tregon të tjerëve origjinën e saj, pa qenë nevojë ta shpjegojë me fjalë.