Programacion

E Hënë
10
Janar
E Martë
11
Janar
E Mërkurë
12
Janar
E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
VIP & Spektakël

Dua Lipa, Loredana dhe Don Xhon, të rejat më të fundit nga vip-at shqiptarë nga Rep-pop

14 Nëntor 2021, 15:47| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 15:52

Me të rejat më të fundit nga Vip-at vjen sërish Rep-pop!

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, jo vetëm që na bënë krenarë në të gjithë botën me arritjet e saj, por së fundmi ka treguar se është edhe një diplomate e zonja. Teksa pranoi Çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut, Dua ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, në prani të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

 “Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë apo kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka thënë Dua.

Megjithëse Loredana kur ishte në një lidhje dashurie me Mozzik është shprehur se nuk do të kryente bashkëpunime me asnjë tjetër përveç tij, ajo pas ndarje ka kryer disa të tilla.

Vetëm dy ditë më parë, Loredana dhe Don Xhon ose ndryshe fenomeni muzikor i karantinës, kanë sjell bashkë këngën “Gjuj për to”.

Jemi mësuar ta dëgjojmë vetëm në gjermanisht, por Lori bëri surprizën për ne dhe në një pjesë të mirë të këngës këndon në shqip.

Sara Hoxha, është bërë shumë shpejtë një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar, ndaj edhe ajo ka vendosur që përmes një kanali në youtube të komunikojë më shpesh me ta.

Në videon e parë të publikuar ajo i është përgjigjur disa pyetjeve dhe kurioziteteve të njerëzve për të dhe Ledrin.

Duket se Sara sapo ka nisur një rrugëtim të ri!

Elvana Gjata dhe reperi Capital t janë rikthyer me një bashkëpunim! Vetëm prej disa ditësh në qarkullim kënga “Flakë” ka më shumë se 3 milionë klikime. 

Kjo nuk është as hera e parë dhe as e dyta, por e treta që dy artistët bashkëpunojnë.

I pari ishte me këngën “Leja”, ndërsa i dyti “Fustani”.

Dy bashkëpunimet e para rezultuan mjaftë të suksesshme për dy këngëtarët, sigurisht që kënga “Flakë” nuk ka si të shkoi keq.

Këto ishin disa prej të rejave me pikante nga Vip-at shqiptarë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte: