Ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka treguar nëpërmjet një postimi se ka mbajtur një fjalim në Universitetin e Kembrixhit.
Dua foli rreth çështjes së thyerjes së normave gjinore dhe të qenit një grua e sukseshme dhe e re në industrinë e muzikës.
“Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të mbajtur një fjalim se çdo të thotë të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht gratë artiste në media dhe media sociale, çfarë mund të bëjmë që të ndryshojmë normat gjinore në shoqëri. Prindërit e mi janë të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë”, ka shkruar Dua.
Ajo është një nga këngëtaret më të komentuara në industrinë e muzikës dhe ka arritur sukses të madh.
Por diskriminimi gjinor vazhdon të jetë në çdo vend të botës, pasi njerëzit e mendojnë të pamundur që një grua mund të arrijë sukses në një vend të egër siç është industria muzikore apo ajo mediatike.
Kemi parë që Dua me sukseset e njëpasnjëshme, ka arritur 't’i thyejë' këto mendime të gabuara dhe gjithmonë ka patur qëllim që ta rrisë figurën e gruas.
Kujtojmë që shumë artiste gra shqiptare po arrijnë sukses në tregun muzikor ndërkombëtar, siç është Rita Ora apo Bebe Rexha.
Dua Lipa në Universitetin e Kembrixhit
Komente
