Dua Lipa në një lokal në Cornwall

Dua Lipa ndalon për të konsumuar kafe, stafi i lokalit ‘i tronditur’ nga vizita e këngëtares

15 Gusht, 17:10| Përditesimi: 15 Gusht, 17:37

  • Share

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa së fundmi ka ndaluar për kafe në një lokal të vogël e të zakonshëm në Cornwall.

Kjo vizitë nga 28-vjeçarja ka gjetur të pa përgatitur stafin e lokalit të cilët janë shprehur se kanë mbetur të “shokuar” nga kjo vizitë.

“Nuk është çdo ditë një superstar global që vjen në kafene,” tha Jordan, pronari i lokalit me pamje nga plazhi Marazion dhe mali i St Michael.

Më tej ai shtoi se stafi fillimisht nuk besonte se ishte këngëtarja.

“Ajo ishte një ditë para se të pinte një kafe dhe vajza ime tha se dukej si Dua Lipa, por, padyshim, pse Dua Lipa do të ishte në Cornëall duke blerë një kafe në kafenenë tonë? Por me një kërkim në google dhe tatuazheve të saj e konfirmuam”, tha ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?