Foto nga Festivali Sunny Hill

VIP & Spektakël

FOTO/Dua Lipa ndez Kosovën me performancën më të madhe në karrierën e saj

11 Gusht 2018, 05:18| Përditesimi: 11 Gusht 2018, 05:32

  • Share

Super ylli botëror, Dua Lipa në Kosovë ka shkëlqyer në atë që me shumë gjasë është performanca më e madhe e saj në karrierë.

Dua Lipa u ngjit në skenë si një mbretëreshë në fron, sepse ajo është simboli jo vetëm i kryeqytetit, por edhe i gjithë Kosovës.

Mbretëresha në fron e veshur Kuq e Zi, përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe dhe elektrizoi të gjithë, duke i falënderuar për prezencën.

Ajo performoi hitet e saj më të mëdha, si “Neë Rules”, “One Kiss” e deri te hitet e vjetra me të cilat fillimisht u njoftua publiku shqiptar.

Performanca e saj u shoqërua nga një spektakël i hatashëm në skenën e madhe të ngritur në Parkun e Gërmisë.

Festivali Sunny Hill vazhdon me ditën e dytë dhe të tretë, ku në ditën e dytë performon ylli i hip hopit Action Bronson dhe në ditën e tretë super ylli, Martin Garrix.


Foto nga performanca e Dua Lips në Kosovë.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?