Këngëtarja kosovare, Dua Lipa

VIP & Spektakël

Dua Lipa në kopertinën e ”Vogue”, Turqi

1 Maj 2018, 18:25| Përditesimi: 1 Maj 2018, 18:35

  • Share

Nga nesër në çdo pikë shitje të revistave në Turqi, kopertina e prestigjiozes “Vogue” do të mbajë portretin e Dua Lipës, këngëtares kosovare, por që karrierën e nisi në Britaninë e Madhe dhe sot renditet në listën e artistëve të famshëm.

Për muajin maj këngëtarja është përzgjedhur për të qenë fytyra e “Vogue”. E veshur me “Chanel” dhe vathë nga Olivia Creber, redaksia e “Vogue” shkruan “Gratë që sfidojnë me shifra marramendëse”. Ajo është fotografuar nga Benjamin Lennox, një shkrepje e  mirëpritur nga kritika që pikët më të larta në portretin e këngëtares e merr modeli i flokëve.

Madje kjo kopertinë është vlerësuar si ndër më të bukurat e “Vogue” për Turqinë, shumë herë më mirë e realizuar se ajo e dy vite më parë, kur Dua Lipa pozonte për edicionin britanik.

( Dua Lipa, këngëtarja kosovare në kopertinën e prestigjiozes “Vogue", në Turqi )

Në atë kohë britanikët e “Vogue” e quajtën artisten kosovare “Diva e re e muzikës pop”, dhe nuk gabuan aspak në parashikimin e tyre. Sot Dua Lipa është një artiste me çmime, albume të shitura, këngë në krye te klasifikimeve dhe shumë origjinale në gjithë prezantimet e saj në skenat e njohura të muzikës moderne.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?