Dua Lipa merr titullin 'Ambasadore e Nderit' nga Vjosa Osmani në Kosovë

Dua Lipa: Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave

6 Gusht 2022, 13:52| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 13:53

  • Share

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar pasi u shpall ditën e djeshme Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Ajo ka ndarë në Instagram foto nga moment i veçantë dhe ka falenderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Por ajo çka ra në sy në postimin e këngëtares, ishte thirrja e saj ndaj ndërkombëtarëve për të rinjtë e Kosovës, të cilët sipas saj, meritojnë liberalizimin e vizave.

“Dje pasdite mu dha titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga zonja Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë shenjën tonë dhe të bëjë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar me të mëdha. Faleminderit”, ka shkruar Lipa krahas fotove.

 

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?