Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Global Awards”, ku ishte e pranishme edhe Dua Lipa.
Vlerësimi për çmimet “Global Awards” është bërë nga suksesi i këngëve në radio, duke i dhënë meritë këngëve të dëgjuara më shumë.
Këngëtarja shqiptare ka rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe fansat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjithë kësaj kohe.
“Faleminderit të gjithë fansave të mi, dëgjuesëve dhe kujtdo në “Global Aëards” që votoi dhe mbështeti muzikën time.
Faleminderit për çmimin ‘Artistja më e mirë britanike’. Një mbrëmje argëtuese me të dashurit e mi dhe një natë speciale”, ka shkruar Dua.
Para një muaji ajo publikoi këngën e saj të re të titulluar “Physical”, e cila është pjesë e albumit të ri.
Dua ka zgjedhur një fustan zi të mbyllur deri në fyt por me një të çarë anash.