Dua Lipa

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

29 Qershor, 17:21| Përditesimi: 29 Qershor, 17:23

  • Share

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka dhuruar një mbrëmje magjike me performancën e saj në festivalin më të madh britanik “Glastonbury”.

Ajo ishte artistja e natës së këtij festivali, teksa performoi para 100 mijë njerëzve.

Prestigjozja BBC shkruan se ylli i popit u ngjit në skenë me një performancë ambicioze dhe dinamike.

Ndërsa më tej ajo është lavdëruar për koreografitë e saj duke theksuar se lanë publikun pa frymë ndërsa ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës.

E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i tha Dua publikut.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?