Dua Lipa

VIP & Spektakël

Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

21 Maj, 13:57| Përditesimi: 21 Maj, 13:59

  • Share

Suksesi për Dua Lipën nuk ka të ndalur! Këngëtarja me origjinë shqiptare është shpallur më e kilikuara në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024.

“Phonographic Performance Limited”, e cila jep licenca për muzikë ka publikuar raportin e saj vjetor për muzikën më të klikuar/dëgjuar në radio, televizion dhe platforma të tjera online, në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024. Raporti e renditi Dua Lipën si artisten më të klikuar.

Kjo është hera e dytë që këngëtarja me origjinë shqiptare merr këtë “trofe”. Ajo u rendit si artisja më e dëgjuar nga britanikët edhe në vitin 2020.

“Është një nder i vërtetë të emërohem artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë. Viti 2024 ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë mbështetur muzikën time në radio, televizion dhe në vende të ndryshme në të gjithë vendin”, tha e emocionuar Dua Lipa.

Sipas raportit këngët e Dua Lipës klikohen mesatarisht 400 herë në ditë dhe më e preferuara në gjithë repertorin e saj është “Houdini”.

Lipa zbriti nga “froni” Ed Sharen, i cili për tre vjet mbajti titullin si këngëtari më i preferuar në Britani. Raporti e renditi Ed Sharen në vendin e tretë, kurse në vend të dytë Taylor Swift. Në vendin e katërt u rendit David Guetta, kurse në vendin e pestë Coldplay.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?