Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa

VIP & Spektakël

Dua Lipa thyen rekordin, më e dëgjuara në Britani, Ed Sheeran zbret nga 'froni'

9 Qershor 2021, 22:26| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 22:30

  • Share

Këngët e Dua Lipas kryesojnë listën e më të dëgjuarave në radion dhe televizionin britanik për vitin 2020, falë albumit të saj fitues të shumë çmimeve “Future Nostalgia”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka spostuar kështu kantautorin britanik Ed Sheeran, i cili ka qenë artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga 2017.

"Faleminderit shumë për të gjithë që dëgjuan dhe dashuruan muzikën time gjatë vitit 2020", tha këngëtarja. "Jam tepër krenar që isha artisti më i luajtur në radio, TV dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Hitet  “Physical” and “Don't Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të preferuara në valët radiofonike të Britanisë.

Klasifikimi u publikua nga kompania e muzikës PPL, e cila monitoron muzikën e luajtur në TV, radio, pub-e dhe klube.  Albumi “Future Nostalgia” i cili u prezantua në përiudhën e pandemisë rezultoi se ishte kolonë zanore e shumë njerëzve gjatë karantinës.

"Ishte një vendim kaq i ndërlikuar," tha 25-vjeçarja për BBC në fillim të këtij viti. "Unë jam thjesht mirënjohëse që shërbeu si një formë arratisjeje gjatë kësaj kohe. E gjithë ideja ime ishte të krijoja një botë argëtuese që njerëzit të kënaqeshin edhe kur ishin në shtëpi - dhe ndihem me fat që pata mundësinë ta bëja këtë."

Dua Lipa është e para artiste femër që kryeson top listën më të luajtur të PPL që nga Katy Perry në 2014. Pas Ed Sheeran, në vend të tretë u rendit  këngëtarja Ariana Grande, e ndjekur nga Sam Smith.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?