‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

28 Nëntor, 21:39| Përditesimi: 28 Nëntor, 22:05

  • Share

"Dua më shumë Shqipërinë" ishte koncerti i madh festiv që u organizua sot në Fier, në teatrin "Bylis"  me rastin e festave të nëntorit. Ky koncert bëri bashkë mbi 70 artistë fierakë: orkestren simfonike te qytetit, Ansamblin "Myzeqeja" dhe Grupin e Këngës Qytetare Fierake.

Pjesë e Repertorit të këtij spektakli ishin këngët më të përzgjedhura të kohërave për atdheun e Shqipërinë, kolonat zanore të filmave me tematikë patriotike të sjella nga tenorët e mirënjohur Armando Kllogjeri ,  Andi Turhanaj dhe sopranoja Erinda Agolli. Orkestra simfonike e drejtuar nga dirigjenti i shquar, Oleg Arapi, përcolli tek spektatorët emocione të forta dhe spektakël muzikor.

Koncerti Festiv ishte organizim i Bashkisë Fier nëpërmjet Drejtorisë se Artit dhe Kulturës, që për herë të parë bëri bashkë të gjithë artistët fierakë: këngëtarë, aktorë, instrumentistë dhe valltarë të qytetit të Fier.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?