Kryeministri Edi Rama

Politikë
Drejt Punës

Mundësi punësimi/ ‘Dua ta bëj Shqipërinë kampione’, Rama fton studentët ekselentë: Më kontaktoni për t’u përfshirë në punët e mëdha të mandatit të tretë

18 Maj 2021, 09:04| Përditesimi: 18 Maj 2021, 12:11

  • Share

Kryeministri Edi Rama fton të gjithë studentët ekselentë që ta kontaktojnë përmes adresës së bërë publike nëse duan të kontribuojnë me ide dhe plane, të cilat do të implementohen gjatë mandatit të tretë.

Kjo ftesë për të kontaktuar në “gatipërshqipërinë@kryeministria.al” Rama thekson se shkon për të gjithë ata që kanë studiuar me rezultate të larta në universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë.

"gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë", shkruan Rama.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?