Moderatorja Aulona Musta

VIP & Spektakël

‘Dua të bëj hundën dhe gjoksin’, Aulona Musta flet hapur për komplekset fizike (Foto)

25 Gusht 2018, 11:14| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 11:28

  • Share

Aulona Musta është një nga personat më pa komplekse të showbizit shqiptar. Ajo është një nga moderatoret që shfaqet pothuajse gjithmonë pa make-up (përveç pjesës së ekranit), dhe madje i pranon hapur të gjitha defektet në trupin e saj.

Aulona, madje edhe kur e kanë ofenduar për nishanet që ka në trup e ka marrë me sportivitet dhe sërish i ka ekspozuar pa asnjë pikë kompleksi. Mirëpo pavarsisht trupit të tonifikuar dhe krenarisë që ka gjithmonë për veten e saj, moderatorja paska nja dy gjëra që ka dëshirë t’i ndryshojë.

Teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale me pyetje të drejtpërdrejta, ajo ka folur rreth vetëbesimit që ka.

Foto e publikuar nga Aulona Musta 

“Pse je kaq bio? Se kur shoh të tjerat ‘vipe’ hormoni i ka plas nga sytë!! Më mirë bio apo me hormon të pjekura??”- e pyet ndjekësi.

“Më mirë siç ndihesh mirë ti vetë! Mendoj që është tepruar pak me këtë ‘sulmin’ që i bëhet personazheve publikë që kanë vendosur të përmirësojnë veten e tyre, nëpërmjet ndërhyrjeve. Të qenit ‘bio’ nuk është meritë, as vlerë e shtuar, e aq më pak të bën një njeri më të mirë se sa dikush që bën ndërhyrje. Unë kam zgjedhur mos të bëj ndërhyrje sepse kam mësuar ta dua veten kështu siç jam, me të mirat dhe defektet e mia, por edhe sepse kur e mendoj, më tremb ideja që njeriu i ri që do të shoh në pasqyrë do të më pëlqejë më pak se sa i vjetri. Kjo s’do të thotë që nesër s’do ma japi truri dhe do iki të bëj hundën, ose gjoksin operacion (të vetmet gjëra që do ndryshoja),”- ka shkruar Musta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?