'Dua të gjej 11.780 vota', media amerikane publikon audiopërgjimin: Trump i bëri presion zyrtarit të Georgias për të ndryshuar rezultatin

3 Janar 2021, 22:23| Përditesimi: 4 Janar 2021, 11:55

  • Share

Presidenti Donald Trump është regjistruar në një bisedë telefonike duke i bërë presion një zyrtari të lartë të zgjedhjeve në shtetin e Georgias për të kryer një manipulim votash.

Mediat amerikane bëjnë me dije se Trump i ka kërkuar atij vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet, ku republikani humbi.

Kjo është një nga përpjekjet më të fundit të Trump në kuadër të pretendimeve të tij mbi manipulimin e zgjedhjeve, sipas njoftimit të gazetës “Washington Post”, e cila ka arritur të sigurojë një regjistrim audio të një bisede telefonike të zhvilluar ditën e shtunë.

Media e cila publikoi dhe bisedën telefonike që zgjati një orë mes Trump dhe sekretarit të Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger, gjithashtu republikan, tha se Presidenti në detyrë paralelisht e mburrte, i lutej dhe e kërcënonte Raffensperger me pasoja të paqarta penale, në një përpjekje për të zhbërë humbjen e tij në këtë shtet ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden.

"Njerëzit e Xhorxhias janë të zemëruar, amerikanët janë të zemëruar", tha Trump, sipas një fragmenti të shkëputur nga regjistrimi i telefonatës, botuar në internet nga gazeta The Washington Post. "Dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash, e di çfarë….. i rillogaritëm rezultatet".

"Pra ajo që dua të bëj, është thjesht të gjej 11,780 vota, që është një më shumë se sa kemi. Sepse ne e fituam shtetin", shprehej zoti Trump gjatë telefonatës së regjistruar, duke këmbëngulur se nuk kishte asnjë mundësi që ai të kishte humbur garën në këtë shtet.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Zyra e zotit Raffensperger nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për komente. Po kështu edhe zyra e tranzicionit e Biden nuk ka bërë deri tani asnjë koment mbi këtë çështje.

 

 

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Komentatori: 04/01/2021 10:01

    Këtij psikopati me probleme duhet t'i jepet një shembull i mirë pas lënies së mandatit. Prokurorët nuk duhet të rrinë duarkryq ndryshe shteti atje do kthehet si shteti jonë

    Përgjigju
    • Mos komento: 05/01/2021 05:58

      Shteti atje do behet si shteti kinez po fitoj ai vulhumburi qe emri me i mire per te eshte BIDE por le te presim edhe dy ditr se mbase zoti eshte i madh dhe na shpeton nga kolera e president-installed bide

  • Beni: 04/01/2021 06:31

    Ky mashtrues ordiner,qe fatkeqsisht u be president,duhet te studiohet,se deri ku arrit nje mashtrues.Turp per Ameriken.Budallenjte kane marre shume power.

    Përgjigju
  • Usa: 04/01/2021 01:45

    Fake... !! Kurre nuk do e mendonte dhe jo ta bente!! Ne 6 janar e pas shikoni cdo ndodhe.

    Përgjigju
    • Per usa: 05/01/2021 00:53

      Intoleranca ne maximum. As e njeh tjetrin fare edhe e quan te pashkolle vetem se nuk i pelqeu komenti

    • Usa: 05/01/2021 00:13

      Edhe sikur te ta shpjegoj nuk do e kuptosh perseri.!! Mundohu ta kerkosh dilemen dhe mos ha shume peshk..!!

    • US of A: 04/01/2021 18:45

      Ore, me shpjegon dot se si ju ka hedhur Trampi juve trute e gomarit, po kaq keq? Mire amerikanet qe kane lindur andej, po ju shqipot e pashkolle ç'ne?

    • Rika: 04/01/2021 08:16

      Do e shofim.Do merziten budallenjt si ty qe nuk uetojne ne ralitet po shikojn endra me komplote

  • www.youngtribune.com: 03/01/2021 22:46

    Donald Trump won the election’s there’s no questions about that

    Përgjigju
    • Rika: 04/01/2021 08:15

      Gri sallat kot

    • in your dreams: 03/01/2021 22:54

      wake up man

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?