‘Dua vendin e parë në grup’, Reja: Kombëtarja është rritur, Broja mungon për COVID! Me Conference League i treguam botës për Shqipërinë

27 Maj 2022, 12:54| Përditesimi: 27 Maj 2022, 13:27

  • Share

Pasi shpalli listën zyrtare për dy ndeshje e Ligës së Kombeve, që zhvillohen kundër Islandës në transfertë me 6 qershor dhe Izrealit më 10 qershor në Air Albania, si dhe ndeshjen miqësore me Estoninë 3 ditë më pas, trajner Edi Reja u ndal te shumë çështje të kombëtares. Ai tha fillimisht se pret hapin cilësor të kombëtares pasi tani rritja është evidente. Më tej italiani u shpreh me bindje  për fitore dhe tha se vendi i parë është objektivi.

“Këto dy ndeshje janë të rëndësishme, duhet ti fitojmë me çdo kusht. Pres një paraqitje të nivelit të lartë. Në mars kombëtarja ishte shumë mirë, me nivel, duhet të vazhdojmë kështu. Synimi ynë është që të fitojmë grupin edhe pse është fundi kampionatit dhe ka problem fizike. Me rëndësi është që ata që janë në fushë të jenë në 100% të formës.

Lojtarët e dinë rëndësinë e këtyre ndeshjeve. Kam besim te kjo skuadër dhe te paraqitja në momente të rëndësishme. Më duket se jemi në formë të mirë në aspektin psikologjik, por edhe te taktika. Mund të kemi ndonjë mungesë dhe do bëjmë një analizë sa ti kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Jam i bindur që skuadra që do luajë do japë maksimumin. Roma ishte një skuadër që pret mbrapa dhe pastaj Feyenoord bëri më mirë, por në fund me rëndësi ishte që Roma fitoi. Jam i bindur se do bëjmë ndeshje të mira.”

Më tej Reja u ndal te forma e mirë e sulmuesve të kombëtares: “Jam i kënaqur që kam sulmues në formë dhe po shënojnë me ekipet e tyre. Është e rëndësishme në fazën ofensive. Por duhet grup, mbrojtja, mesfusha sepse ndeshja nuk fitohet vetëm. Duhet të jemi të fokusuar.”

Për lojtarët e rinj: “Unë po i ndjek të gjithë lojtarët e rinj edhe pse kanë moshë shumë të re. Nuk dua të nënvlerësoj asnjë siç është edhe rasti i Asllanit i ditëlindjes 2002. I dhamë mundësi të tregonte veten me kombëtaren, ndërsa është shumë i kërkuar në merkaton në Itali.”

Në lidhje me mungesat: “Sa i përket Strakoshës ka një situatë në merkato sepse është duke kërkuar një klub të ri dhe më ka kërkuar leje që mos të jetë në këto dy ndeshje. E kam pranuar dhe shpresoj shumë që të ketë mundësi të zgjedhë një klub sa më të mirë. Nuk duhet të kemi më alibi, të bëjmë dy ndeshje të mira. Jemi rritur së fundmi dhe këtë duhet ta tregojmë të bëjmë hapin cilësor që të jemi sa më mirë në nivelet ndërkombëtare. Manaj ka problem fizike dhe nuk është në gjendje, e njëjta gjë me Brojën që është me covid. Ai do bëjë prap testin dhe shpresoj që ta kemi me Izrealin. Gjithsesi po e ndjekim me kujdes dhe shpresoj ta rikuperojmë sa më shpejt. E njëjta gjë për Laçin dhe Baren. Laçi është operaruar, ndërsa Bare dihet që është i dëmtuar prej javësh.”

Në lidhje me rritjen e kombëtares në këto vite: “Nëse fitojmë grupin është motiv krenarie. Kur e nisa punën mendoj se skuadra jepte 50-60% të mundësive dhe tani mendoj se jemi në 90% të kapacitetit, por për të shkuar në 100% duhet shumë më shumë punë. Në transferta ka problematika siç është Islanda që është larg. Kemi patur edhe në të kaluarën. Përballjen ndaj Islandës dhe Izrealit që kanë karakteristika të ndryshme, me Islandën që është shumë fizike dhe Izrealin shumë e rrezikshme. E kemi treguar edhe në të kaluarën se me të tilla ekipe mund t’ia dalim.”

Për organizimin e finales së Conference League në Tiranë: “Jam italian dhe i kënaqur që fitoi Roma. Pastaj kemi edhe Kumbullën, lojtarin tonë edhe pse më vjen shumë keq që nuk pati mundësi të lunte. I kërkoj falje tifozëve të Lazios, por këtë herë isha me Romën. Feynoord bëri lojë më të mirë dhe më pëlqeu shumë mënyra se si tifozët e duartrokitën skuadrën, nuk e kritikuan, por e mbështetën. Ishte një gjest shumë i bukur dhe shumë i mirë. Stadiumi ishte fantastik, por edhe Tirana në qendër të vëmendjes. Shkoi gjithçka mirë. Kisha pak frikë në fund se mund të kishte trazira për shkak të asaj që ndodhi një ditë më parë. Edhe unë, si shqiptar, i treguam botës se dimë të organizojmë ndeshje. 155 vende transmetuan ndeshjen dhe kjo tregon shumë për imazhin e Shqipërisë. Komplimente forcave të sigurisë, policisë që e organizuan shumë mirë finalen e Conference league.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?