Dualizmi i djalit të Joe Biden, drogë, poza lakuriq dhe prostituta! Çfarë u zbulua nga fotot që bënë xhiron e rrjetit nga jeta e shthurur e Hunter Biden

9 Qershor 2023, 10:52| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 17:02

  • Share

SHBA- Askujt nuk do i pëlqente të ishte në vendin e djalit të presidenti Amerikan në këto momente! Rreth 9000 foto të Hunter Biden kanë qarkulluar me një shpejtësi marramendëse në rrjet, ku shfaqet duke pozuar tërësisht lakuriq me punonjëse seksi, drogë madje edhe duke bërë seks!  Fotot janë marrë nga laptopi i Hunter Biden dhe janë postuar në bidenlaptopmedia.com nga organizata jofitimprurëse e krahut të djathtë “Marco Polo”, transmeton DailyMail.

7,032 janë marrë nga aplikacioni i Hunter’s MacBook Pro iPhoto, 1,832 nga një kopje rezervë e iPhone XS të tij, 428 selfie të marra në një iPhone, 674 imazhe të dërguara në mesazhe me tekst etj…

Fotot janë realizuar mes viteve 2008 dhe 2019. Disa kanë bashkëngjitur koordinatat gjeografike, që tregojnë se Hunter i realizoi në Hawaii, Cabo San Lucas, Republikën Domenikane, Kinën perëndimore, Londër, Paris, Romë, Beograd, e madje në Kosovë dhe në mbarë SHBA-në.

Të gjitha fotot e publikuara nga DailyMail.com përputhen me fotot nga një kopje e laptopit të Hunter Biden të vërtetuara nga ekspertët e mjekësisë ligjore kibernetike në fillim të vitit 2021.

Përmbajtja e fotografive do të përbëjë një tronditje për familjen Presidenciale Biden, pasi ato përfshijnë edhe foto të anëtarëve të familjes në kohën kur kanë qenë të mitur, por edhe të tjerëve në momente intime.

Presidenti aktual Biden ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për këtë post në zgjedhjet e ardhshme, por pas këtij skandali, se dimë sesa të lehtë do ta ketë.  

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 09/06/2023 11:29

    Shkruani për këtë kryeministrin shqipfolës që është 150 x më i shthurur dhe më drogaxhinjë , dhe që do e shktrrojë tër kombin shqiptarë …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?