‘Duam diplomat tona’, studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin

26 Tetor 2023, 09:11| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 14:53

  • Share

TIRANË- Studentët e vitit të parë të Mjekësisë protestuan të vetëm kundër ligjit i cili i detyron të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri. Ata kërkuan ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

“Ne nuk mund të na lajmërosh që për 11 vitet ardhshme të jetës sonë dy muaj para. Ne të gjithë këtu e kemi pasur mjekësinë si dëshirën tonë numër 1. Qeveria nuk mund të na lajmërojë 2 muaj para për të gjithë të ardhmen tonë”, tha një student.

Në protestën e radhës të studentëve të Mjekësisë morën pjesë vetëm vitet e para.

Edhe ata janë kundër ligjit i cili i detyron të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri.

“Sa kohë ministria dhe qeveria miratojnë ligje që janë antikushtetues dhe detyrues me natyrë diktatoriale, vendosin për jetën e studentëve pa miratimin e tyre, ne do zgjedhim më mënyrat demokratike për ta kundërshtuar.

Sa kohë ata zgjedhin këtë rrugë detyrimi me forcë. Ne duam të rrimë në Shqipëri se duam ne, jo se po na detyron shtetit”, u shpreh një student tjetër.

Studentët më të rinj të Mjekësisë thonë se dhe ata njësoj si kolegët e viteve të tjera i kanë braktisur auditorët që prej 4 javësh, edhe pse bojkoti i tyre është i pjesshëm, pasi ka edhe studentë që kanë zgjedhur të hyjnë në mësim.

Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 26/10/2023 10:19

    Qeveria nuk terhiqet , sepse kështu e ka vendos Serbia . E zgjodhët balkanin e (Burgun) hapur serborus dhe ja ku e keni o të verbuar. Ky e tha edhe vet se ”qëllimin e arriti” , Butrinti iku , Durrsi dhe Vlora, Ksamili e Saranda po ashtu Tani e ka radhen Shkodra, kurse Kosova do i mbesi në grykë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?