Përballë një ligji që i detyron të punojnë 2-5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve, studentët e Mjekësisë vendosën të prangosin duart simbolikisht dhe të mos heshtin. Ashtu siç kishin paralajmëruar, ata kanë dalë në protestë edhe këtë të mërkurë. Report Tv solli pamjet teksa ata marshonin drejt Ministrisë së Arsimit.
Prej tre javësh rreth 2 mijë studentë nuk janë ulur në auditorë. Jo të gjithë janë në protestë në kërkim të pezullimit të ligjit, por në mësim nuk është asnjë prej tyre.
Sot gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj, konstatoi në fakultet vetëm tre pedagogë
Me këmbëngulje për tu takuar dhe ballafaquar me Ministren e Arsimit, Ogerta Manatirliu, disa student protestues hodhën drejt godinës letra higjenike. Megjithatë Manastirliu as doli tek shkallët dhe as ka reaguar publikisht për kërkesën e tyre, që nga dita kur nisën tubimet
Krahas qëndrimit jashtë auditorit, studentët kanë përgatitur një padi ndaj Ministrisë së Arsimit, të cilën do ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Studentët e Mjekësisë po vijojnë protestat kundër ligjit që i detyrojnë të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe kanë hedhur drejt saj letra higjienike.
Te marrin letrat higjenike dhe ti hedhin te komplekset e pallateve te Berishes se i ka bere me leket qe i ka vjedhur popullit se ai i paguan keto protesta!
PërgjigjuOre studente e dini kuptimin e fjales "fakultet" juve apo jo?! Do te thote me deshire. Askush nuk ju detyron te vazhdoni mjeksine nese nuk jeni dakord me rregullat e shtetit. Cdo shtet ka prioritetet e tij. Ne kete shtetin tone per momentin ka prioritet qe te siguroje popullsine ne te ardhmen e afert mos te perfundoje pa sherbim mjeksor dhe ka vendosur keto rregulla. Juve nese nuk i pelqeni mos e vazhdoni mjeksine. Kaq e thjeshte eshte!!! Te gjithe vuajne per pune, ndersa keta dhe kur ua japin punen te siguruar, bejne mender po...dh.
PërgjigjuKerkese teresishte e pa drejte sepse keta jane shkolluar me taksat e popullit ne shkolle shteterore dhe eshte e turpshme kur aty shikon petagoge idjot te politizuar sepse kushdo qe te vi ne pushtet keshtu do veproi per te miren e popullit.Kjo eshte njelloj si nje familje ku i rrit i shkollon femijet dhe pastaj keta femij i braktisin prinderit imagjino tju thuash ketyre qe do te beni 1 vit ushtri sigurisht te gjith do arratisen kjo na dallon nga kosovaret te cilet jane shum atdhetare.Studente plera.
Përgjigju