‘Duam shkollë!’ 450 nxënës të Rrajcës mësim në lokal! Bashkia Prrenjas dhe ministria “ping-pong”, s'marrin përsipër financimin për godinën e re

17 Tetor 2023, 16:42| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 08:31

  • Share

450 nxënës të arsimit të mesëm dhe 9-vjeçar kanë bojkotuar mësimin në fshatin Rrajcë të Prrenjasit. Bashkë me prindërit e tyre ata kërkojnë ndërtimin e shkollës së re, pasi godina ekzistuese u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Prej një viti ata e zhvillojnë mësimin në një ambient privat, që më parë ka shërbyer si bar-kafe. Drejtori nuk lejon të filmojmë lokalin e përshtatur në klasa por nxënësit na tregojnë se kushtet janë të mjerueshme. Mësimin e bëjnë të cunguar, me orë të shkurtuara.

“Jemi rreth 450 nxënës. Ambientet shumë të këqija, klasa të vogla, rrime treshe në banka dhe ska dritare. Në dimër më vështirë, ngrohje ska aty. Orët shumë të shkurtra. Turni i dytë vijnë nga zonat e largëta, dhe pas mësimit shkojnë në errësirë, thane nxënësit.

Prindërit janë ngritur në protestë, pasi prej vitit 2022 u është premtuar ndërtimi i shkollës së re, por tashmë gjenden në udhëkryq, pasi asnjë insitucion nuk merr përsipër financimin.

“Kemi bojkotuar mësimin dhe presim zgjidhje se deri tani na kanë keqpërdor”.

“Fëmijët kanë ngelur pa shkollë, nëpër bodrume si kasaphanë. Kushte të papërshtatshme. Shkolla ka 450 nxënës. Ne nuk kemi ambiente fare.

'Ministrja e kaluar (Evis Kushi) ka premtuar shkollë të re. Një inxhinier e ka bërë projektin falas. Ne kërkojmë zgjidhje, ambient shkollor për fëmijët. Ne duam patjetër, duam arsim në këtë vend. Rrajca i ka nxënësit, por ska shkollë, thanë prindërit. 

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola përmes një shkresë drejtuar bordit të prindërve, thotë se godinën e shkollës duhet ta financojë bashkia.

'I vetmi fshat me 450 nxënës dhe s’ka shkollë. Ne do vazhdojmë bojkot derisa të marrim zgjidhje. Na sëmurën fëmijët mbeten me ilaçe. Shkolla të bëhet sa më parë. Ne kemi këtu shkresën e ministrisë që na thotë se e ka për detyrë bashkia ta ndërtojë shkollën e re. ne do vazhdojmë protesta e bojkot derisa të gjejmë zgjidhje.'- thanë prindërit. 

Ndërsa kryetari I bashkisë së Prrenjasit thotë se ky është lapsus I ministrisë, pasi bashkia nuk ka fonde me vlerë 1 milionë euro për të ndërtuar godinë të re arsimore.

“Kemi dërguar projektin në 2020 në Ministrinë e Arsimit. Para 10 ditësh kam takuar zëvendësministrin dhe drejtoreshën e buxhetit. Më kanë premtuar se për vitin 2024 do të financohet nga Qeveria shkolla e re. Por Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka bërë një lapsus, u ka thënë prindërve që do ta financojë bashkia. Ky është lapsus se nuk ka bashkia 1 milionë euro për ta ndërtuar. Kjo shkollë do të ndërtohet në vitin 2024”.- u shpreh Nuri Belba kryetari i Bashkisë Prrenjas.

Në këto kushte prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë!

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/10/2023 00:55

    Duhet nje /Erion Veliaj/ dhe ne Perrenjas.

    Përgjigju
  • jani: 17/10/2023 17:50

    Kjo eshte e pa faleshme dhe pergjegjesit duhen penalizuar,dhe pastaj thone perse iken rinia ne emigracion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?