Takimi i Ligës së Profesionistëve

'Duam takim vetëm me Edi Ramën!' Liga e Profesionistëve refuzon ftesën e Fidel Yllit

13 Shtator 2020, 22:03| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 22:04

  • Share

Bojkoti do të vijojë pa afat nëse nuk plotësohen katër kërkesat dhe plotësimi i kushteve për Ligën e Profesionistëve. Ajo refuzon një takim në zyrat e Ministrisë së Financave, siç i është propozuar nga Fidel Ylli, me argumentimin se plotësimi i kërkesave të Ligës për çështje të aspektit ekonomik, nuk janë çështje teknike e punonjësve të ministrisë, por vullnet politik. Në këtë përfundim kanë dalë drejtues të saj dhe këtë e kanë bërë publike nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama delegoi Fidel Yllin si negociator me aktorët e Superligës për të gjetur një zgjidhje por propozimi i parë i deputetit të partisë socialiste është refuzuar nga sekretari i përgjithshëm i Ligës, Dritan Kadia, njëkohësisht personi përgjegjës për të diskutuar me përfaqësuesin e qeverisë.

Deklarata e Ligës së Profesionistëve

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet tju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qef dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve. Duke ju falënderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.

Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.

Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.

Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?