'Duam të lëmë gjurmë kundër Spanjës', futbollistët e kombëtares gati për të shtunën! Debutuesi Bajrami: Shqipëria para Zvicrës për shkak të origjinës

22 Mars 2022, 14:40| Përditesimi: 22 Mars 2022, 15:30

  • Share

Kombëtarja shqiptare prej 3 ditësh po stërvitet në Katalonjë për dy ndeshjet miqësore kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë. Lista me futbollistët e grumbulluar ka ndryshuar për shkak të covid, pasi Mihaj dhe Bajrami janë larguar, por këtë herë risi janë lojtarët e rinj. Një prej tyre që ka refuzuar Zvicrën për Shqipërinë është kapiteni i Benfikës U-21 Adrian Bajrami.

“Unë jam shqiptar. Kam lindur dhe jam rritur në Zvicër dhe pasi kalova shumë vite atje kam shkuar te Benfika, por Shqipërinë e kam zgjedhur se jam shqiptar,”-deklaroi Adrian Bajrami, futbollist i kombëtares.

Në miqësore përgjithësit rëndësi nuk ka rezultati, por futbollistët e kombëtares duan të lënë gjurmë sidomos me Spanjën.

“Në ndeshjen kundër Spanjës rezultati është më i vështirë për t’u arritur. Megjithatë ne do japim maksimumin për rezultatin pozitiv. Përsa i përket Gjeorgjisë edhe pse miqësore rezultati është shumë i rëndësishëm,”-tha Elhan Kasatrati, futbollist i kombëtares.

Të shtunën me 26 mars kombëtarja do luaj fillimisht kundër Spanjës në Katalonjë në stadiumin e Espanjolit, ndërsa më 29 mars në Elbasan Arena kundër Gjeorgjisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?