Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, të cilët janë anëtarësuar me PS-në.
Veliaj nga Kombinati theksoi se PS ka çuar në atë zonë ministren më të fortë, ndërkohë që pala tjetër ka sjellë një studente me pesa.
‘PS është një familje e madhe dhe në një familje të madhe ke krahë ku të mbështetesh. Këtu në Kombinat kemi një sfidë të rëndësishme, dhe prandaj kemi sjellë këtu në këtë zonë ministren më të fortë, Belindën. Në kemi sjellë skuadrën më të fortë, ndërkohë pala tjetër kishte sjellë një studente me 5. Edhe shteti më i fuqishëm në botë nuk i bën dot të gjitha vetë, por angazhohen të gjithë.’- tha Veliaj.
Po ashtu Veliaj tha se tashmë konsulentët e Bashës duan që ta shesin atë si të njerëzishëm, por qytetarët e njohin Lulin dhe se nuk kanë asnjë dyshim se ai gatuan vetëm për vete.
‘Tani duan që ta bëjnë Lulin i çik më të njerëzishëm, a thua se ne nuk e njohim ne 4 vite në Tiranë. Më vjen mirë sepse idetë janë të fokusuara të gjitha vetëm tek fisi dhe tek familja e vet. Po u them konsulentëve të Lulit se ne nuk kemi asnjë dyshim se ai gatuan vetëm për familjen e vet, sepse ne jemi 100% të bindur sepse çdo çorbë që gatuan e gatuan për familjen e vet. Ne nuk na duhet kjo!
Për atë kandidatin e PD-së nuk po flas fare se është dhëndër tek PS. Është dhëndër tek partia jonë, do ta tolerojmë s atë kapi vendin në listë. Në programin e tyre nuk kishte asnjë fjalë për tërmetin dhe pandeminë’- tha Veliaj.
Lajmi kryesor:
Veliaj në Kombinat: Mos e ngacmoni Belindin sa të futet në listën e PD, se e kemi dhëndër në PS!
M.Q.//ReportTv.al