Baseli humbi dje 1-3 me Fiorentinën në Zvicër, me ndeshjen që vlente për gjysmëfinalen e kthimit në Conference League. Dueli që i dha biletën italianëve për në finalen e CL, pa një skenë paniku në tribuna. Një nga tifozët e Fiores u ndje keq, teksa u kërkua ndihma mjekësore.
Kapiteni i Vjollcëve, Cristiano Biraghi ishte gati të bënte një goditje nga këndi, kur tifozët e lajmëruan se dikush ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë.
Stjuardët vendas dhe stafi mjekësor nxituan me një barelë dhe La Repubblica raporton se tifozi duhej të rikthehej në jetë pas një sulmi të dyshuar në zemër.
Ai u dërgua në një spital lokal dhe raportimet fillestare të konfirmuara nga presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, sugjerojnë se ai është në gjendje më të mirë.