Kronikë

Ekstradohet nga Dubai Denis Bajri i 'Metamorfozës', akuzohet se vrau mikun e tij Gjin Boriçi me urdhër të Martinajt! Momenti kur mbërrin në Rinas (VIDEO)

23 Korrik, 08:22| Përditesimi: 23 Korrik, 19:50

  • Share

Është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai, Denis Bajri një tjetër i shumëkërkuar i drejtësisë. Ndaj tij GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Denis Bajri mbërriti në Shqipëri rreth orës 16:30 nga Dubai pas finalizimit të operacionit “The Ëanted”, dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme. Sipas burimeve, mësohet se 37-vjeçari do të transferohet në paraburgimin 313 në Tiranë.

Gjithsej ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave të Shkodrës. Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bajri ishte shpallur në kërkim në megaoperacionin “Metamorfoza” dhe më konkretisht për eliminimin e Gjin Boriçit (Ndojit) në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj, 'mbreti i kumarit', sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit.

“Finalizohen procedurat për ekstradimin e shtetasit shqiptar Denis Bajri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.  Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar Denis Bajri, 37 vjeç. Shtetasi në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve.”, njoftoi policia ditën e sotme. 

Më tej sqarohet se Bajri ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale: "vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "grupi i strukturuar kriminal"; "lryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Policia bën me dije se detajet e ekstradimit mbahen sekret dhe në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër. Komunikimet në aplikacionin “SkyECC” të zbardhura nga autoritetet franceze zbuluan se vrasja e Gjin Boriçit ishte organizuar nga Behar Bajri, ndërsa në rolin e ekzekutorit ishte Denis Bajri.

Në përgjime SPAK ka mundur të zbardh biseda që konfirmojnë autorësinë e vrasjes dhe që korrespondojnë fiks me oraret e ekzekutimit. Fillimisht, Denis Bajri në “SkyECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”. Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt.

Për këtë vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin dhe Behari ia la porosi Denisit, në këmbim më pas Gjoka kërkoi vrasjen e ish policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili shpëtoi. Behar dhe Gjin Boriçi ishin miq në atë kohë dhe pas vrasjes i shkoi në varrim.

1753266659_Sequence01.01232009.Still238.jpg

 

Denis Bajri

Ora 09:32
Përgjimet e SKY ECC/ Biseda e Denis Bajrit me Martinajn pas vrasjes së Gjin Ndojit: U kry, desha me ia gri kokën, por m’u blloku arma!

Gjin Ndoji (Boriçi)

Policia e Shtetit pritet të ekstradojë sot nga Dubai të shumëkërkuarin Denis Brajoviç (Bajri), i arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe prej muajit shkurt të vitit të kaluar.

Ai akuzohet si ekzekutori i Gjin Ndojit (Boriçit) më 9 gusht 2020, teksa ka folur pas vrasjes me Ervis Martinajn, ‘mbreti i kumarit’ i zhdukur pa gjurmë prej 8 gushtit 2022. Gjithashtu ka folur edhe me Behar Bajrin.

Në bisedën me Behar Barrin, sipas përgjimeve të SKY ECC që Report Tv ka siguruar nga dosja, ekzekutori i ka thënë se i është bllokuar arma, pasi donte t’ia grinte kokën sepse para vrasjes Gjin Ndoji i kishte thënë diçka. Kujtojmë që Gjin Ndoji është vrarë me një plumb në kokë, ndërsa në bisedimet e bëra në aplikacionin ‘Sky ECC’, ekzekutori nuk i ka treguar se çfarë i tha Gjin Ndoji përpara se ta vriste.

Ndërkohë në përgjime shfaqet edhe Ervis Martinaj, i cili pyet ekzekutorin nëse është transmetuar në televizion vrasja.

Bajri i shpjegon se “u kryva”, teksa merr përgjigjen që “kjoft me zotin, tani futja gjumit”.

Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.

Pjesë nga përgjimet:

“Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, "Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se me tha diçka

Në orën 02.45 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, a dha gje tv?

Në orën 02.54 deri në orën 03.11 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klodor Haka (ne kete bisedë janë te përftuara vetëm bisedat e shkruara nga Klodor Haka). Klodor Haka shkruan ...ca po ban.......ah ku kena ken.......hiq tu fjet.......po nihena nesër......natën, të rujt zoti....

Në orën 02.57 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan në lidhje me telefonat e viktimës, "Po vlla Sky. Jo sia gjetëm. Atë tjetrin ja thyme edhe e tretëm. Fshihen vila. E fshiva krejt prej këtu. Jo, se mendum se e ka në çantë, e paska pas në xhep. Nuk e hap kush. S’ka ken me ken. Makina u dieg, teshat i djegëm. Se pyta mo vila, vec i thash ca bane". Në orën 03.03 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan,...cil targa, se di për fjalë vëlla, jan djeg krejt. O vlla a djeg makina, se sme tha kush gja, është bo zhari makina. Si kena pa hic, te fala të bën "kapedani". Jo jo, kismet nesër, po ja fusim gjumë, rrim nesër.

Në orën 03.13 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe e pyet "nëse ka dhënë gjë televizori, gjithashtu i kërkon që "të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballe ketij që na morri. Mire shife vete po s’jena mirë këtu, po tu beshim bashke dhe te kishim edhe cel Mendoje vete, po vec se jena afer makinës".

Në orën 03.45 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan "Visi më shkruajti, a po vini ktej ose vi tju marrë unë, se i thash te fala ke nga ti. That vij tju marr dhe rrim ka shpia. I thash, jo jo neser me kismet. Po i them po ja fus gjumit dhe dëgjohena nesër".

Në orën 09.11 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të marrë telefonat dhe ti sjelle tek plazhi, vetëm telefonat që kena aty, se na marrin njerëzit dhe përse mos me ju përgjigj Në orën 09.29 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të çoj dikë që të marrë telefonat që kena aty, fute edhe të "Samos" në çantë.

Në orën 11.47 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka. Klodori i shkruan që, jam duke ardh me "V" andej se don me ardh te ti, direkt tani po nisem”.

A.Q/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kasapi: 24/07/2025 00:02

    C'I mbani neper burgje keta llumra...futini nga nje gjilpere dhe cojini ne boten tjeter.....

    Përgjigju
  • Lui: 23/07/2025 10:00

    Ja rasti tipik i të pabesëve. Dhe dalin e na bëjnë moral për kanunin këta që janë të parët qe e shkelin. Ky fenomeni i besës më duket idiotësi tipike shqiptare e të pabesësve. Midis njeriut nuk ka nevojë të lypet besë as të përmendet. Vetëkuptohet që besa është një ndjesi që çdokush e ka përbrenda (ose s’e ka)! Personalisht mendoj që besa lypet aty ku ka nevojë. Përkthimi kësaj është që besa lypet kur rrethohesh nga të pabesë.

    Përgjigju
  • Bravo: 23/07/2025 09:27

    Ky esht njeriu me i ulet qe ka shkodra , burg perjet e mos te shofin diellin ma

    Përgjigju
    • Tani: 23/07/2025 14:08

      Tash edhe vellan genin se ka te gjat pa ja cu te t'shumtit. Fisi ndoj se len kaq kollaj ket pun

    • Antonio's: 23/07/2025 10:13

      Se mos vetem ky or ti trim te gjithe pa perjashtim Jan mbetje te kesaj shoqerie civile inegzistente. U Ben njerezit si fleta gazete merr e gris e gropos. Ishalla po I fusin te perjeshtem ketij edhe cka ka ky. Edhe joti mbash ne burg kot por TI nxjerresh jasht me prnaga e te ikin te thyejne gure per gjithe Shqiperine e te bejne Pune te rendomta. Kush vret te paguaj. Jeta eshte gjeja me e shtrenjte qe ka njeriu. Edhe me ja marr tja marrin shpirtin oragnet ligjzbatuese me pun te rendomta perjete ketij lloj soji.

    • Bajrami: 23/07/2025 10:00

      Ku nuk asht i ult ky asht ma intriganti e ma legeni met vlllan keta dy i kan ba lamsh mir te dy fiset po tan shkodren e jan dy frikacak e dy shurra qe nuk ban robi ma tjer

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?