Serbi - Shqipëri, Beograd - 14 tetor 2014

Sport

Dueli me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën e futbollistëve të ftuar

20 Maj, 13:51| Përditesimi: 20 Maj, 13:55

  • Share

BEOGRAD - Trajneri i kombëtares serbe të futbollit, Dragan Stojkovic ka publikuar listën paraprake të futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e para në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Mbrëmjen e 7 qershorit të gjithë do i kenë sytë në Tiranë, pasi në 20:45 në "Arenën Kombëtare" merr jetë Shqipëri - Serbi, duel që për shumë faktorë i kalon aspektet sportive.

Në 29 emrat paraprak që janë ftuar nga Stojkovic, bien në sy edhe Pavlovic, Maksimovic, Samardzic, Mitrovic, Jovic dhe Vlahovic. Një surprizë e madhe ishte rikthimi i futbollistit Katai në ekipin kombëtar, si dhe ftesa për disa lojtarë të Superligës serbe, si Dragan Rosiç (Vojvodina), Petar Staniç (TSC) dhe Milutin Vidosavljeviç (Radnički 1923).

Kombëtarja serbe është vendosur në Grupin K të kualifikuesve, ku do të përballet me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.

Lista paraprake e Serbisë

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?