Azdren Krasniqi

Dueli zgjat vetëm 35 sekonda në ring, sportisti shqiptar hedh 'K.O.' rumunin (VIDEO)

9 Maj 2023, 18:30
  • Share

Sportisti shqiptar, Azdren Krasniqi ka marrë një fitore të rëndësishme në ring, duke hedhur në tapet pas 35 sekondave kundërshtarin e tij në kick-boks. Sportisti që del gjithmonë në ring me flamurin kuqezi ka bërë për "ujë të ftohtë" Adrian Baciu, duke e mundur që në raundin e parë.

Tanimë Krasniqi pasi hodhi K.O. kundërshtarin e radhës, po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme, atë që zhvillohet në 25 maj kundër Coffie Tucama. Përballja kryesore e mbrëmjes në kick-boks gjen Azdrenin në një ndeshje të fortë, me shqiptarin që pritet të jetë fitues.

Veç sportit të futbollit, në arenën ndërkombëtare atletët kuqezinj janë duke ngjitur shkallët e karrierës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?