Duhanpirësit të rrezikuar nga Covid - Më shumë se 1 milionë njerëz heqin dorë nga cigarja në Mbretërinë e Bashkuar

15 Korrik 2020, 12:40| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 12:45

  • Share

Më shumë se një milion njerëz mund të kenë hequr dorë nga pirja e duhanit prejse ka shpërthyer pandemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë një studim i organizatës ‘Aksion për Duhanpirjen dhe Shëndetin’, me seli në Londër.

Nga ata që kanë lënë duhanin në katër muajt e mëparshëm, 41% kanë thënë se ky vendim ishte përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pandemisë së koronavirusit.

‘Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin’ tha se sondazhi është kryer në periudhën 15 prill - 20 qershor, me një mostër përfaqësuese prej 10,000 personash.

"Mbi një milion duhanpirës mund të kenë arritur ta ndalojnë duhanin qëkur COVID-19 ka goditur Britaninë, por miliona të tjerë kanë vazhduar duhanpirjen", tha drejtorja e organizatës, Deborah Arnott.

Në vitin 2019, në Mbretërinë e Bashkuar rreth 7 milionë njerëz kanë qenë duhanpirës.

Në një tjetër studim, Kolegji Universitar i Londrës ka konstatuar se më shumë njerëz e kanë lënë duhanin këtë vit, deri në qershor, sesa në çdo vit tjetër, prejse ka filluar sondazhet e tilla në vitin 2007.

Sipas këshillave të Qeverisë britanike, duhanpirësit mund të jenë të rrezikuar nga simptoma më të rëndë të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?