Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani shprehet se copëzimi i partive të reja nuk i shërben askujt. Ai hedh idenë që në zgjedhjet e 2025-ës të jetë një koalicion mes Nisma Thurje, Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit. Shabani shton se i duhet imponuar mazhorancës që të zbritet nën 70 mandate.
'Ka një gjë pozitive puna e vulës. Ka ndarë qartazi të vjetrën me të renë. Tani është e qartë, mendoj është ravijëzuar koalicioni Berisha-Rama. Po përpiqen të dominojnë me marrëveshje. Qartazi bashkë. Kanë bashkuar grupin parlamentar. PD-PS janë një grup parlamentar. Tani çdo bëjë pjesa tjetër e shoqërisë. Ça do ndodh me votuesit? Këtu duhet ravijëzuar një front përballë së vjetrës. Copëzimi nuk na shërben. Ne të tre, si Adriatiku, Arlindi unë e Pano me Edlirën kemi vite që jemi pjesë e shoqërisë civile. Unë e shoh që të formojmë një front të përbashkët. Ti imponohemi establishmentit të vjetër. Nëse ne e zbresim Ramën nën 70 mandate, ne imponojmë parlamenti të votoj një qeveri që nuk e ka Ramën kryeministër. Të reformohet sistemi zgjedhor, të përmbyset sistemi taksimit. Duhet të jemi në parlament dhe të zbresim nën 70 mandate. Besoj se të rinjtë do jenë në parlament dhe në zgjedhjet e ardhshme askush nuk merr 70 mandate. Ata do zgjedhin të bëhen bashkë, dhe nga ana tjetër do jetë pala tjetër. ne mund ta bëjmë këtë. Ne nuk mund të zëvendësojmë një parti që ka që në ’41. Ama dhe kjo partia tjetër ka 34 vite me struktura, me grupe kriminale. Duke qenë në parlament mund t’i imponohemi. Kjo është një 2008 e rilindur. Duhet parë sistemin zgjedhor. Kemi detyrimin të jemi funksional', shprehet Shabani.
Lajmi kryesor:
Opozita pas vulës, Duka në 'Repolitix': Sistemi i padrejtë, më detyron të futem te koalicioni i Berishës! Ish-sekretari i PD: S'jam më në atë parti, u divorcuam
G.K//ReportTv.al