Guvernatori i Kalifornisë dhe Fauci

Bota

'Duhet pritur'/ Tashmë edhe në Kaliforni zbulohet rasti i parë i variantit të ri të koronavirusit

31 Dhjetor 2020, 07:57| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 09:02

  • Share

Varianti i ri i COVID vijon shpërndarjen në të gjithë botën. Së fundmi ka qenë Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili ka dalë në një deklaratë për mediat dhe njoftuar se është zbuluar në këtë vend rasti i parë me variantin e ri më ngjitës të koronavirusit.

Rasti është zbuluar në Kaliforninë Jugore. Ai ka njoftuar këtë gjatë një bisede online me Dr. Anthony Faucin, ekspertin e sëmundjeve infektive në SHBA. “Duhet të pritet”, ka thënë Fauci.

Ky është rasti i dytë në SHBA, pasi u raportua për një të martën edhe në Kolorado.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?