Duhet të ishin në spektakël, Omicron u ‘prish’ planet! Dy personazhet shqiptare infektohen me variantin e ri të COVID

4 Janar 2022, 09:11| Përditesimi: 4 Janar 2022, 09:15

  • Share

Varianti i ri i COVID, Omicron ka rritur ndjeshëm infektimet në të gjithë botën, ku duket se nuk i kanë shpëtuar as dy personazhet e njohur shqiptare, Bleona Qereti dhe Robert Aliaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë Bleona Qereti dhe Robert Aliaj, përmes video-mesazheve të dërguara nga publikua pasi kanë munguar në një spektakël televiziv ku kanë rolin e penalistëve të përhershëm.

Bleona Qereti ka mbetur në Amerikë dhe Robert Aliaj në Belgjikë, ndërsa të dy kanë konfirmuar se janë infektuar nga varianti Omicron por nuk kanë simptoma shqetësuese.

“Mirëmbrëma të gjitha, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshëndesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër” tha Bleona në mesazhin e saj.

“Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covid që më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit ”tha Roberti.

Bleona Qereti dhe Robert Aliaj

Komento

Komente

  • Korona: 04/01/2022 18:13

    Te dy theshin qafen te degjenerum e pushta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?