Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht dhe Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së lidhur me agjendën e Shqipërisë 2030 dhe alternativën e PS në 11 maji. Rama ka theksuar se “në këto zgjedhje ne do duhet t’i japim partinë më të vjetër në eksperiencë dhe më të renë në alternativë”.
"Pesha e brendshme e këtyre zgjedhjeve natyrisht lidhet me ekonominë e 2030, lidhet me punën dhe me gjithë komponentët, që tek prodhimi, tek eksportet te puna e mirë paguar, lidhet me shëndetësinë e 2030 dhe do të na duhet, të ndajmë me publikun, hopin e ri cilësor, që tani kemi programuar për shëndetësinë, me arsimin e 2030 dhe drejtësinë dhe sigurinë. Për herë të parë qysh në vitet në 90, ose nga vitet 90, kur ata që ata që nuk e di sesi e imagjinojnë që mund të rikthehen, shkatërruan të gjitha bazat ushtarake të Shqipërisë, ne po hedhim themelet e një industrie të re ushtarake dhe në 2030 ne do të jemi një forcë industriale, mes të gjitha forcave të tjera të NATO-s në përputhje me përmasën tonë ushtarake
Tani duke ardhur te partia dhe te alternativa dhe te çfarë duhet t’i japim ne shqiptarëve në këto zgjedhje. Është shumë e thjesht për mua. Ne këto zgjedhje duhet t’i japim partinë më të vjetër në eksperiencë dhe më të re në energji. Nuk ka parti që mund të bëjnë një të njëqindën që mund të bëjmë ne si një forcë e re. Nuk mjafton të kesh një autopalant dhe vetëm të shash dhe të denigrosh dhe të protestosh, duke u bazuar te gjysmë të vërtat që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha."-tha Rama
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Rama hedh në listë të hapur shumicën e Grupit të PS: Transfuzion gjaku! Kryeministri në dilemë: Mund të mos kandidoj për deputet (VIDEO)
A.Q/I.M/ReportTv.al
