Politikë

'Duhet të jeni krenarë', Rama mesazh socialistëve: Do ngrejmë flamurin e Shqipërisë për herë të dytë pas 1912

27 Shkurt, 18:14| Përditesimi: 27 Shkurt, 18:31

  • Share

 

Gjatë fjalës së tij drejtuar socialistëve Rama renditi disa arsye se përse ata duhet të jenë krenar për Partinë Socialiste.

Rama tha se këto zgjedhje janë themelore për arsyen se bëhen në momentin kur Shqipërisë i është hapur mundësia për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Këtë Rama e quajti “ngritja e flamurit të Shqipërisë për herë të dytë”.

“Këto janë zgjedhje themelore sepse për herë të parë na është hapur dritarja e një mundësie që dukej e pamundur më parë. Mundësia që brenda pak më shumë se dy vite në të mbyllnim gjithë procesin e negociatave me BE dhe të hapim derën për të hyrë në familjen europiane, dhe pastaj të marrim nga vendet anëtare aprovimin si anëtarë të ri. Kjo është ngritja e dytë e flamurit të Shqipërisë pas atij të 1912', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Rama: Duam drejtësi me vendime të formës së prerë, jo me paraburgime pa gjyq! ‘Kafshimet’ e gabuara janë tragjedi


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?