'Duhet të kishim shënuar ndaj Kazakistanit', Trashi dhe Seferi në prag të ndeshjes me Lituaninë

12 Tetor 2020, 15:41| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:45

  • Share

Kombëtarja shqiptare këtë të hënë ka vijuar të qëndrojë në Kazakistan ku ka kryer edhe stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes me Lituaninë që luhet të mërkurën për Ligën e Kombeve. Trajneri Reja ka patur në dispozicion të gjithë grupin, pasi ndeshja me Kazakistanin nuk ka sjellë asnjë dëmtim. Në kuadër të këtyre përgatitjeve ka folur sot mbrojtësi Lorenc Trashi, i cili ka peng rastet e humbura me Kazakistanin, një sfidë që përfundoi 0-0.

Trashi: "Duhet të kishim shënuar ndaj Kazakistanit. Doja dhe ne u futëm në fushë të merrnim tre pikët, sepse ishim më mirë, luajtëm më mirë."

Ndërkohë Taulant Seferi, një futbollist që mori pak minuta në barazimin me Kazakistanin, thotë se Kombëtarja jo vetëm që synon fitoren me Lituaninë por shpreson edhe te vendi i parë në grup.

Seferi: “Unë kam shumë besim te grupi jonë i ri, është atmosferë shumë e mirë, ka shumë kualitet në skuadër. Do marrim maksimumin dhe shpresoj të dalim të parët në grup për të arritur objektivat tona."

Për ndeshjen që do të luhet me Lituaninë të mërkurën në orën 18:00 UEFA ka caktuar një katërshe arbitrash nga Franca me kryesor Karim Abed. Ndërkohë përsa i përket historisë, në 5 ndeshje të zhvilluar me Lituaninë Kombëtarja ka regjistruar dy fitore dhe tre humbje, e fundit një muaj më parë në Air Albania.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 13/10/2020 12:57

    Ndeshja me Kazakistanin ishte nje turp. Kombetare qe terhiqte kembet zvarre, lojtare pa deshire, pa zjarr, te ngopur me para.

    Përgjigju
  • 0-INTERES: 12/10/2020 20:02

    Komtare dhe djem te ri qe luajne sikur ti kene fut me zor ne formacion.Me Lituanine keni humjen e rralles.Reja duhet te largohet nuk ju kerkon llogari.

    Përgjigju
  • Tifosi i pashpres: 12/10/2020 15:55

    90 minuta te jetes time te hedhura posht me ate ndeshje te peshtirosur. Kamza do luante shume me mire nga ju. Turp, mbyllni gojen dhe luani kembet se jeni skandal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?