Wayne Ronney dhe Kylian Mbape

Sport

'Duhet të largohet menjëherë nga PSG', Rooney këshillon Mbappe: Ja ku duhet të shkojë

22 Dhjetor 2022, 22:42| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 22:47

  • Share

Zhgënjimi për humbjen e pësuar në finalen e Kupës së Botës dhe kthimit te klubi vetëm pak ditë më mbrapa. Kylian Mbappe ka dëshirë të kthehet në fushë dhe të harrojë hidhërimin e sfidës së humbur në Katar kundër Argjentinës.

Për ta bërë këtë do të duhet të përqendrohet menjëherë te Paris Saint-Germain dhe objektivat e klubit. Megjithatë, sipas Wayne Rooney, ylli parisien duhet të ndryshojë ambient për të arritur në majë…

Në një intervistë të dhënë për Sport 18, siç ka bërë të ditur AS, trajneri aktual i DC United i ka dhënë një këshillë të qartë sulmuesit 24-vjeçar:

“PSG nuk është i përshtatshëm për të. Mendoj se duhet të shkojë te Manchester United ose Real Madrid, do të ishin perfekte për të”, ka thënë ish-sulmuesi i Djajve të Kuq.

“Besoj se ka bërë gjithçka që duhej të bënte në kampionatin francez, por për t’u bërë një kampion me të vërtetë i madh ndoshta duhet të shkojë në Premier League.

“Nëse do të arrijë nivelin e Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s, atëherë duhet të largohet nga PSG”, ka qenë deklarata e Rooney. Të shohim nëse Mbappe do ta ndjekë këshillën e anglezit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?