Kultura

‘Duhet t’i vesh kryqin’, skulptori Qazim Arifi rrëfen si e krijoi bustin e Papa Françeskut në Tiranë: Ja çfarë më tha ambasadori! E realizova sipas fotos së Vatikanit

21 Prill, 14:39| Përditesimi: 21 Prill, 16:39

  • Share

Ky është busti i Papa Françeskut i vendosur në hyrje të Piramidës në Tiranë nëntë vite më parë. Me autor skulptorin Qazim Arifi, busti, i realizuar dhe i vendosur në nder të figurës së Papa Françeskut, dhe për të kujtuar vizitën historike të Atit të Shenjtë në Shqipëri më 21 shtator 2014.

Skulptori Arifi shpjegon se fillimisht ishte dëshira e tij ta realizonte këtë vepër, që më pas u përkrah edhe nga vetë Vatikani.

“Ka një datë historike me rastin e dy vjetorit të vizitës. Ka qenë dëshirë imja të bëja këto figura madhore.  Kur e mora iniciativën për të bërë këtë njoftova dhe ambasadën. Ata kanë ardhur: edhe ambasadori dhe njerëz që kishin punuar me Papën për vite të tëra. Kur u vendos busti u bënë shumë artikuj dhe fotografi edhe në Itali. Kur u emërua ky papë ishte më popullor, më demokratik dhe nuk mbante distancën që mbajnë papët e tjerë. “Kam bërë tre Papë: papa Vojtilën dhe papa Ratzingen-in. Papa Françesku ishte më liberal, më i lidhur e më afër njerëzve.

Kam mbledhur shumë materiale, intervista në internet etj, por ambasada e Vatikanit më ka ndihmuar, duke më dhënë fotografinë zyrtare të Papës dhe jam mbështetur te ajo fotografi. Puna ka zgjatur katër muaj: tre muaj kam punuar unë në allçi, pastaj një muaj në Itali e u derdh në bronz. Bronzi është një material që i reziston shekujve”, thotë ai.

Busti është në përmasat 115 cm x 100 x 75, me qëllim që t’i përshtatet ambientit ku është vendosur, edhe pse sipas tij, tashmë busti ka humbur mes pemëve, të cilat janë rritur.

“Për mendimin tim, nëse busti do të jetë këtu, disa nga këto pemët duhet të lëvizin sepse e pengojnë.  Është mirë të sistemohet edhe ambienti dhe vendi e gjithçka.”

Arifi rrëfen me humor edhe një moment gjatë realizimit të punës.

“Ky është kryqi që ka pasur Papa. Unë në fakt kur e bëra në fillim, duke mos e ditur tamam e kisha lënë pa kryq. Ambasadori dhe ata që erdhën u kënaqën, por kur ikën dhe panë fotografinë më thanë: duhet t’i vesh kryqin Papës.”

Papa Françesku ishte Papa i dytë që vizitoi Shqipërinë në 21 shtator të vitit 2014, pas atij të Papa Gjon Pali II, në fillim të viteve ’90.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?