Bardh Spahia dhe Tritan Shehu

'Duhet transparencë e masave në kufi'! PD-Manastirliut: Mjaft me aktrimin, koronavirusi është te porta

22 Shkurt 2020, 13:37| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 15:08

  • Share

1582375188_SPAHIASHEHU.jpg

Partia Demokratike e ka cilësuar përhapjen e rasteve me koronavirus dhe shënimin e dy viktimave në Itali një rast emergjent për Shqipërinë, pasi një gjë e tillëka ndodhur në një vend që ndodhet kaq pranë nesh. Ish deputetët Bardh Spahia dhe Tritan Shehu, përmes postimeve në rrjetet sociale, i cilësuan masat e marra nga Task Forca në Ministrinë e Shëndetësisë të pamjaftueshme dhe se duhet një transparencë publike në lidhje më të gjitha rastet, masat dhe mungesat në pikat kufitare, portet dhe aeroportet. Ish deputetët ngrenë shqetësimin e mungesës së karantinës, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë është shprehur se karantina është gati dhe do të trajtohet si një strukturë spitalore.

Spahia i bën thirrje ministres Manastirliu se tashmë që rreziku i prezencës së koronavirusit në Shqipëri është me eminent se kurrë, nevojiten masa drastike e transparente dhe se nuk ka më kohë për shfaqet.

 'Tashmë jemi në situatën që koronavirusi ka prekur dhe po bën viktimat e para edhe në Itali ( madje 5 të infektuar janë personel mjekësor) një vend me të cilin kemi shkëmbime të shumta dhe lëvizje njerëzish e mallrash. Kjo është një situatë tejet shqetësuese për qytetarët shqiptarë dhe një kambanë alarmi për çdo profesionist të fushës por mesa duket nuk e prek aspak ministren Manastirliu. Në mbledhjen e sotme të Task Forces ende flitet për forcime masash në kufi për pasagjerët që vijnë nga vendet endemike, masa të cilat deri tani janë pothuaj inekzistente. Por me situatën në shtetin fqinj koncepti i vendeve endemike bie totalisht. Nuk di çfarë quan masa në kufi ministrja por kurrsesi disa pyetje që u bëhen udhëtarëve nga policët që kanë një formular për ta plotësuar në rast dyshimi, nuk janë masa. Ndërkohë asnjë transparencë publike për mungesat thelbësore në pajisjen e personelit shëndetësor me mjete mbrojtëse të posaçme. Asnjë fjalë as për një shqetësim madhor që e kemi denoncuar që në fillim të përhapjes se koronavirus për mungesën e qendrës së karantinës që me sa kuptohet nga reagimet e sotshme nuk qenka ngritur ende dhe askush nuk e di ku do ngrihet dhe a i plotëson kushtet për të qenë e tillë. Asnjë masë informuese apo trajnim për personelin e shërbimit parësor për masat që duhen marrë dhe trajtimin e ndonjë rasti të mundshëm. Zonja ministre tashmë rreziku i prezencës së koronavirusit në Shqipëri është me eminent se kurrë. Nevojiten masa drastike e transparente, hiqni dore nga aktrimi. Koha e shfaqjeve ka mbaruar', shkruan Spahia

Ndërsa Tritan Shehu tha se task-forca nuk duhet të ngatërrojë veten me ish Byronë Politike, ndërsa kërkon transparencë në çdo masë, akt apo veprim të kryer në pikat kufitare në lidhje me parandalimin e koronavirusit.

'Task- Force për Koronavirusin nuk duhet ta ngatërroje veten me ish Byronë Politike. Ajo strukture nuk ka asnjë te drejte ligjore a profesionale te deklaroje ashtu si po lexoj tashti, qe “e kane përcaktuar vendin ku do te vendoset karantina nqs do te nevojitet”, por pa bere publike vendin, kushtet, kriteret etj, elemente te domosdoshëm këto për transparencën ne çdo vend demokratik te botes. Nqs Rilindja po i mban ata kolege si ne boten e Kim Jong-unit, fatkeqësi edhe për ata për sa kohe nuk do te dalin prej asaj ndrydhje. Te tilla “bote” nuk mund te kthehen përsëri tek ne, pavarësisht tentativave. Megjithatë edhe ne kushtet tona aktuale ajo Task ka një obligim te qarte ligjor, për te gjithë pjesëtaret edhe individualisht, te beje transparente vendimet e konkluzionet e saj. Akoma me keq është nqs janë te detyruar te fshehin mos ekzistencën e strukturave, fondeve, strategjive, përfshi dhe Karantinen mbas një “sekreti” anti kushtetues. Ne fund te fundit ato struktura imagjinare mund te duhet te vihen ne prove edhe sot a nesër, gjë qe pavarësisht se asnjë nuk e dëshiron, përsëri mund te ndodhe. E vërteta duhet thënë qarte sido që të jete, masat duhen marre transparente e me gjithëpërfshirje, Italia e Greqia janë shume afër e te gatshme për te na asistuar ne shkalle te gjere. Ne Itali numri i te prekurve ne pak ore po arrin 40', shkruan Shehu.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ PD akuza Manastirliut: Po aktroni me masat! Ministria e Shëndetësisë: Mos përhapni panik, karantina plotëson standardet


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?