Superliga diskuton për skemëm e 'final-four'

Sport

Duka e lavdëroi, ‘final-four’ i kritikuar nuk zgjat as 2 javë nga asambleja! Detajet e skemës së re

14 Korrik, 12:01| Përditesimi: 14 Korrik, 12:05

  • Share

“Skema e re final four me gjithë kritikat dhe skepticizmat solli më shumë emocion, rivalitet deri në fund, u rrit ndjeshëm ndjekia mediatike, pati më shumë tifozë dhe interesi i publikut u shtua dukshëm,”-u shpreh Armand Duka, në asamblenë e FSHF-së me 25 qershor.

Dy javë pas kësaj deklarate skema e ‘final-four’, që aplikohet pas përfundimit të kampionatit dhe që përcakton fituesin, ka shumë të ngjarë të ndryshohet. Pas një takimi të mbajtur në ambientet e FSHF, me drejtuesit e klubeve të Superligës, është propozuar një tjetër format. Edhe pse publikisht janë shprehur të kënaqur, edhe në federatë e kanë kuptuar se skema aktuale, e shumë kritikuar edhe nga vetë protagonistët, lë për të dëshiruar. Kjo sepse 36 javë kampionat zerohen, duke u luajtur 2 gjysmëfinale, një finale dhe ndeshja për vend të 3 dhe 4.

Tani sipas të gjitha gjasave skema e re e ‘final-four’ do të jetë në formë kampionati. Pas 36 javësh, skuadrat nga vendi i parë deri në vendin e 4 do të marrin pjesë në finalen me 4, por me ndryshimin se pikët do të përgjysmohen. Të 4 skuadrat do të kenë nga 3 ndeshje, me sistemin aktual të pikëve ku fitorja vlen 3, barazimi 1 dhe humbja 0. Ky ndryshim vjen me arsyetimin se sezoni i rregullt ka më shumë vlerë. Në total do të jenë 3 javë më shumë kampionat me nga 2 ndeshje. Të 6 sfidat plus të ‘final-four’ do të zhvillohen në Air Albania.

Kjo skemë është mbështetur publikisht edhe nga KF Vora, klubi që për herë të parë në histori sezonin e ardhshëm që nis me 23 gusht, do të luajë në elitën e futbollit shqiptar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?