Fitorja 4-2 ndaj Islandës/ Duka: Isha i bindur! Djemtë kishin nevojë për këtë dashuri dhe na shpërblyen

10 Shtator 2019, 22:46| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 22:49

  • Share

Reagimi i parë në përfundim të ndeshjes së "çmendur" në "Elbasan Arena" ku Shqipëria fitoi 4-2, ka ardhur nga kreu i FSHF-së, Armand Duka. Ai shkruan se ishte i bindur se kombëtarja kuqezi do t'i kalonte momentet e vështira dhe do të rikthehej tek fitorja.

"Une isha i bindur se te gjithe, pavaresisht nga momentet e veshtira, do " kthjelloheshin" dhe do vazhdonin te jepnin dashuri per kete KOMBETARE ne dite te mira dhe te keqia...Djemte kishin nevoje per kete dashuri dhe sot na e shperblyen.. Futbolli nuk ka te beje vetem me kembet, por sidomos kur luan me Kombetaren mbi te gjitha ka te beje me zemren...Sot me shume se kurre jam i bindur se ne do te vazhdojme te jemi bashke ne dite te mira e te keqia...Per me teper endrra vazhdon....", shkruan Duka.

Postimi i plotë i kreut të FSHF-së, Armand Duka

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 11/09/2019 02:17

    Une e dua kombetaren time ne dite te keqija e te mira. Bravo çunave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?