Armando Duka dhe Edi Rama

Duka luan ‘kartën e fundit’, letër Ramës për lejimin e tifozëve në ndeshjen me Anglinë: Të vijnë në stadium personat që janë vaksinuar

23 Mars 2021, 17:55| Përditesimi: 23 Mars 2021, 19:09

  • Share

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon lejimin e tifozëve në masën 30% për ndeshjen me Anglinë. Kjo kërkesë vjen pak ditë pasi komiteti i eksperteve i tha jo FSHF-së për këtë çështje.

Duka ndërkohë shprehet se i është drejtuar kryeministrit pas të gjitha proceseve burokratike, ndërsa arsye kryesore është sepse kjo ndeshje ndikon edhe për imazhin e vendit. Sipas Dukës Air Albania i përmbush të gjitha kushtet për të mos pasur rrezik infektimi, ndërsa shton si opsion se tek e fundit mund të lejohen të gjithë ata persona që kanë kryer procesin e vaksinimit.

Letra e plotë e Dukës për Ramën:

I nderuar zoti Kryeministër!

Uroj të kem vëmendjen tuaj të plotë, në prag të një përballjeje historike dhe të shumëpritur me Anglinë, që rikthehet në Shqipëri pas plot dy dekadash. Një përballje që prej javësh na ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha botërore, ku imazhi i futbollit tonë pasqyrohet me nota shumë pozitive dhe shikohet në rritje të vazhdueshme.

Po ju drejtohem ju, sepse ne i kemi konsumuar të gjithë shkallët e procesit burokratik duke i shkruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, nga të cilët kemi marrë përgjigje refuzuese për praninë e një numri të reduktuar të tifozëve në stadium, siҫ e lejon dhe qeveria europiane e futbollit, UEFA.

I nderuar z. Kryeministër!

Duke parë që në vendin tonë shumë biznese me grumbullime masive njerëzish vazhdojnë aktivitetin normalisht, do të shpresoja shumë që ju të ndihmonit ekipin Kombëtar shqiptar dhe tifozët tanë të zjarrtë për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Botërorit Katar 2022. Ne kemi një stadium modern, me standartet më të larta botërore, që na lejon të kemi minimalisht 30% të tifozëve në stadium, duke mundësuar shmangien e ҫdo rreziku nga virusi Covid-19.

Nëse kjo prani e limituar tifozësh shikohet ende si një problem nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, atëherë do ju propozoja që të lejohen në stadium të gjithë personat që janë vaksinuar dhe kanë përfituar nga procesi i vaksinimit masiv që ju si Qeveri po zhvilloni në mbarë trojet shqiptare.

Duke marrë parasysh faktin se Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendosi që grumbullimi i më shumë se 10 personave pas 25 marsit është i lejuar, jam besimplotë që ju do ta merrni në konsideratë këtë kërkesë në të mirë të futbollit shqiptar dhe dashurisë që kanë tifozët tanë për fanellën kuqezi.

Komento

Komente

  • Vlora: 25/03/2021 16:56

    kY KERKOKA BLACK OUT SPITALOR HAHAHAH IK MOR IDIOT

    Përgjigju
  • Iris: 24/03/2021 02:47

    Shpejt shpetoni Duken,se ka mbetur,duar bosh e xhep-grisur!!!!Ju kujtohet nje ndeshje (nderkombetare,ne mos gaboj) ne Itali ,qe u konsiderua si superspreder per Covidin?? UEFA i kerkoi te lironte stadiumin nga bizneset perreth,qe ndoshta e mbanin gjalle me <<serum>>,gjate kesaj kohe,dhe tani kundershtimi i organeve qe merren me kontrollin e virusit.Cdo dite qe kalon,Duka po duket si nje kale i cmendur, qe nuk i japin << uje>> kur duan qe t'ju gjeje burimin e ujit.

    Përgjigju
  • Tironci: 23/03/2021 19:14

    Keshtu i takon vetem mjekeve,mesuesve,e pensionisteve te shkojne stadium se vetem ato jane vaksinuar zoti Duka!po a pranojne Englezet te luajne me spektator?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?