Duka në Report Tv 'presion' Bashës: Ose i treti në Durrës, ose iki nga koalicioni

23 Nëntor 2020, 18:14| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 18:23

  • Share

Nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e  Durrësit (dmth vendi i 2 apo i 3), kreu i PAA-së, Agron Duka do të dalë në koalicion më vete dhe do i bëjë ftesë partive të vogla në mënyrë që të maksimilizohet sa më shumë vota për të siguruar deputet në disa qarqe të vendit. Kjo deklaratë e kreut të PAA-së, Agron Duka bërë në Report Tv gjatë një interviste në hapësirën "live" të pasdites është një "presion" ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili duket se rrezikon të braktiset nga aleatët e tij.  Duka tha se është në negociata me Bashën për të krijuar një listë të përbashkët në mënyrë që ai t'i sigurojë kandidatë në të gjitha qarqet kryesore të vendit dhe sipas tij gjasat janë që opozita të dalë me listë të përbashkët, pasi e ndarë në grupe të fragmentizuar favorizon fitoren e PD.  Nëse negociatat dështojnë Duka tha se do të bëjë kalkulimet e veta për të nxjerrë kandidatë ku e ka të sigurt fitoren.

"Dy janë mënyra ose të dilet i vetëm në një koalicion ose të dilet me opozitën, me atë që tashmë jemi. Faktit që u bënë ndryshime të njëanshme në kodin zgjedhor kufizon shumë vendet për partitë e vogla në listë dhe kjo na kushtëzon paksa, por dhe dalja vetëm pa komisioner dhe pa numërues edhe kjo është e rrezikshme, por jo e pamundur. Po presim të mbyllim negociatat me opozitën e bashkuar dhe me PD si parti e madhe dhe të dalim me një listë që të maksimilizojë votat. Ne kërkojmë përfaqësi në të gjitha qarqet kryesore me një kandidat. Mund të tolerojmë në Kukës, ku janë 3 mandate, por jo në Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër etj. Dalja me një listë e bën më të mundshme fitoren e opozitës se sa dalja e fragmentizuar me lista të veçanta. Dalja më vete mund të bëjë që në disa qarqe të mos fitojmë deputet dhe se votat shkojnë në dëm të opozitës dhe në favor të PS. Unë do kandidoj në Durrës, pasi nuk mund të jap më shumë në qark tjetër se sa në Durrës. Nuk pranoj asnjë lloj negociate se sa në një vend dinjitoz dhe jo më në një vend të sigurt, pra 2 ose të 3. Nëse kjo nuk ndodh dilet vete dhe i bëhet ftesë partive të vogla që të maksimilizohet vota dhe tentohet që të nxirren disa deputet në disa qarqe ku mendohet se mund të fitohet", tha Duka.   

I pyetur nëse do të ketë një koalicion me PS nëse del me listë më vete dhe fiton, Duka tha se kjo është e vështirë, pasi ai po punon që t'i shtojë votat opozitës dhe jo t'i shërbejë Ramës.

"Unë besoj se do dalim me listë të përbashkët. Edhe nëse dal vetëm do bëj kalkulimet e mia që të mos i heq vota PD dhe t'i shërbejë Ramës dhe kjo na e bën të pamundur bashkëpunimin me PS", tha Duka.

Në lidhje me shërimin e tij pas COVID, Duka tha se e ka kaluar lehtë dhe se e ka pasur asnjë simptomë.

Komento

Komente

  • O tej: 23/11/2020 21:33

    A je Duka i Krimit i Droges Kontrabandes MALAVITA ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?