Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ka deklaruar se opozita duhet të çojë një përfaqësi të vetme për të diskutuar me socialistët për presidentin e ri. Ai i bën thirrje PS-së që të lërë "tallavanë" dhe ta marrë seriozisht këtë proces.
"Grupi parlamentar i yni, ne 4 aleatët kemi diskutuar për rreth 1 orë dhe vendosëm që të bëjmë një thirrje publike që të zgjedhim një përfaqësues, nëse oferta nga Rama është serioze, nëse kjo vjen thjesht një ide sikur do marrim mendim, se në fund do vendosim ne, atëherë e panevojshme që të bëhjen takime të tilla, duhet ta marrë fund kjo tallava se këto i kanë votat vetë, nëse i marrin seriozisht që presidenti duhet të jetë konsensual duhet një takim me përfaqësuesit e opozitës", u shpreh Duka.
Deri më tani, ky grup opozitar nuk ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
"Deri tani nuk kemi diskutuar me Alibeaj, do i drejtohemi publikisht opozitës dhe pastaj të shohim nëse kjo ide e jona do të ngjizet dhe do të zërë vend", tha Duka.
Ai ka bërë me dije se nëse socialistët do të sjellin një propozim për të cilin ai është dakord, do e jap votën, por shprehet se për këtë është skeptik, pasi mazhoranca i ka votat.
"Unë e jam votën, nëse presidenti i ri do të jetë nga PS, por është një njeri me integritet, dyshoj se mazhoranca i ka të gjitha votat dhe mund të ketë një zgjatim të mendimeve dhe veprimeve të Ramës, duke njohur aktorët politik nga e majta, nëse do jetë me integritet, unë personalisht do e votoja", u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
PS i ftoi në negociata për emrin e Presidentit, Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme! Alibeaj: Do konsultohem me grupi parlamentar, të mos e zgjidhet me shumicë të thjeshtë
B.K.//ReportTv.al