Presidenti i federatës Armando Duka dhe ish-trajneri Christian Panucci

Duka: Shkarkimi i Panucci-t? Po mendojmë për Andorën

23 Mars 2019, 14:56| Përditesimi: 23 Mars 2019, 14:59

  • Share

Shqipëria aktualisht është pa trajner pas shkarkimit të Christian Panucci-t dhe për ndeshjen e të hënës kundër Andorës në pankinë do të jetë Ervin Bulku i ndihmuar nga Sulejman Mema.

Ndërkohë sa i përket largimit të Panucci-t, nga FSHF nuk ka asnjë arsye zyrtare, ndërsa i kontaktuar nga “Report TV” presidenti i federatës Armando Duka ka refuzuar të komentojë çështjen.

Kreu i FSHF-së ka dashur të mos shkaktojë më shumë zhurmë në prag të sfidës me Andorën, pasi fjalët e vetme ishin: “Po mendojmë për ndeshjen e radhës.” Sfida me Andorën është e dytë në radhë për kualifikueset e Europianit dhe është mundësia e fundit për të shpresuar ende në një kualkfikim të mundshëm.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?